Friday , 30 October 2020

IDENTIFIKOHET RASTI I TRETË NË SHKODËR ME COVID-19

Në Shkodër raportohet rasti i tretë i infektuar me SARS Cov 2, apo sic njihet ndryshe COVID 19-të. Bëhet fjalë për një person nga Puka i cili është shtruar në reartin e reanimacionit në Shkodër për 7 ditë. Pas marrjes së tamponit të parë shtetasi në fjalë ka rezultuar negativ.

Ndërsa pas ekzaminimit me anë të skanerit, fibrozat në mushkëri kanë përcaktuar dëmtime të ngjashme me sëmundjen COVID 19-të, dhe vetëm pas komplikimeve të paraqitur dhe marrjes së tamponit të dytë shtetasi në fjalë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ndërsa mësohet se janë marrë tamponet e tre mjekëve të Spitalit Rajonal të Shkodrës një mjeku reanimator, një infeksionsteje dhe mjekës së repartit të sëmundjeve të mushkërive dhe dy infermierëve që kanë pasur të bëjnë me këtë shtetas. Për të parë nëse janë infektuar nga personi në fjalë. Nga ana tjetër mësohet se janë marrë mostrat edhe të 12 personave të dyshuar në Shkodër që për fat të mirë kanë rezultuar negativ.

Po ashtu edhe dy të dyshuar që kanë pas kontakt me personin e parë që u diagnostikua në Shkodër me COVID 19-të kanë rezultuar negativ.

Lexoni dhe kete

MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT

Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, në kuadër të mbylljes së muajit të ndërgjegjësimit …