IKMT AKSION NE RRJOLL TE VELIPOJES, PERPLASJE ME POLICINE

Dy lokale jane shembur ne oret e pasdrekes ne plazhin e Rrjollit te Velipojes nga Inspektoriati Kombetar Mbrojtjes se Territorit. Operacioni i mbeshtet nga forcat e policise se Shkodres dhe ato te ndërhyrjes se shpejte. Lokalet u përkisnin vllezerve Pjeter dhe Preke Molla.

Ne momentin e ndërhyrjes per prishjen e lokaleve, pjestaret e familjeve kane kundërshtuar inspektoret, ndaj nderhyne forcat e policise per te vene nen kontroll situaten . Pikerisht ne kete kohe policia ka shoqeruar per ne komisariat dy vllezerit Molla si dhe dy te aferm te tyre.

Me pas gjithçka ka vijuar sipas qëllimit te operacionit, me prishjen e lokaleve, ndonese serish familjaret kane qene te acaruar teksa shihnin si shembeshin lokalet e tyre. Perveç ketë dy lokaleve, ne Rrjoll eshte edhe nje tjeter lokal qe do te prishet.

Lexoni dhe kete

ARSIMI PROFESIONAL, SHKATERRIMI I TIJ NE VENDIN TONE

Pjesa më e madhe e vendeve që ishin të përfshira në bllokun e sistemit komunist …