Saturday , 14 December 2019

ILIR META PËRBALLË KOMISIONIT HETIMOR

Presidenti Ilir Meta ka dalë nga presidenca në orën 09:46 për të ecur në këmbë drejt kryesisë së Kuvendit. Meta e nisi argumentin e tij përballë komisionit hetimor ndaj tij për anulimin e 30 qershorit duke thënë se cenonin të drejtën e qytetarëve të zgjedhur pasi nuk kishte alternativë. Gjykata ndërkombëtare në vitin 2015 ka marrë një vendim të ngjashëm ndaj Bullgarisë për një shkelje të vitit 2009 tha Meta.

Ndër të tjera, presidenti Ilir Meta u shpreh se një nga arsyet që e shtyu të anulojë zgjedhjet ishte fakti se kishte pasur një informacion sekret që thoshte se në protestën e 8 qershorit do i vihej flaka kuvendit të Shqipërisë.

Një tjetër motiv për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, Presidenti tha se ishte integrimi i Shqipërisë dhe tha se 13 tetori ishte data më e përshtatshme për të mbajtur zgjedhje të qeta dhe me pjesëmarrje të të gjitha forcave politike.

Lexoni dhe kete

“8 DHJETORI, DITA E RINISË”, BASHA: TË ÇLIROJMË SHQIPËRINË NGA KTHETRAT E KORRUPSIONIT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e kujton ndryshe këtë 8 Dhjetor, teksa vendi ndodhet …