ILIR META, PRESIDENTI I 7-te I SHQIPËRISË SË PERIUDHËS PAS KOMUNISTE

Ilir Meta do të jetë presidenti i shtatë i Shqipërisë së periudhës pas komuniste. Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake në Shqipëri të zhvilluara më 31 mars 1991, parlamenti i ri pluralist i dominuar nga deputetët e PPSH-së, më 30 prill 1991 Ramiz Alinë, President të Republikës.

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit 1992 ku fitoi koalicioni i opozitës, më 3 prill 1992 Alia jep dorëheqjen nga detyrë.

Pas fitores në zgjedhje të parakohshme të vitit 1992 koalicionit opozitar fiton zgjedhjet, ndërkohë më 9 prill 1992 Sali Berisha zgjidhet President i Republikës, detyrë në të cilën u rizgjodh edhe më 3 shkurt 1997. por pak muaj më pas Berisha jep dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje prej PD-së dhe fitores së koalicionit të majtë.

Në 24 korrik të po këtij viti në krye të presidentit zgjidhet Rexhep Mejdani i propozuar nga Partia Socialiste e cila fitoi shumicën e kuvendit.

Mandatin e presidentit të katërt në vitin 2002 e merr Alfred Moisiu. emri i tij është propozuar përmes një procesi diskutimesh mes opozitës së drejtuar prej Sali Berishës dhe Mazhorancës së drejtuar prej Fatos Nanos. zgjedhja e emrit përmes konsensusit vjen dhe përmes kërkesës së ndërkombëtarëve.

Ndërkohë pas Moisiut në krye të presidencës vjen Bamir Topi deri në atë kohë nënkryetar i PD-së. Ai e ka marrë mandatin në 24 korrik 2007. Por dhe në zgjedhjen e Topit President u kërkua vijimi i procedurës së konsensusit, por pa arritur në kompromis.

Po në 24 korrik të vitit 2012, detyrën e presidentit e merr Bujar Nishani, i cili zgjidhet në parlament me votat e mazhorancës.

Tashmë pas përfundimit të mandatit të Nishanit, është Meta që do të nisë këtë detyrë.

Lexoni dhe kete

PAA NIS PERGATITJET PER ZGJEDHJET LOKALE

Nga shkodra Partia Agrare Ambientaliste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2019, në takim …