Edhe në meshën e kësaj të dielë, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër – Pult, Imzot Angelo Massafra u ndal tek pandemia.
Ai apeloi sërish që duhet të kemi kujdes, pasi Zoti na ka dhënë jetën dhe lirinë.
Një mesazh të fortë e kishte edhe ndaj atyre që tregohen kokëfortë ndaj kësaj sëmundje dhe kërkoi që të mbrojmë jetën tonë dhe të tjerëve.