“IN MEMORIAM” VIOLA BAJRAKTARI, MESUESJA QE U NDA NGA JETA PARA KOHE

Mesditën e së enjtës të 12 Prillit, Viola Bajraktari, n/drejtore e shkollës “Prenkë Jakova” në Shkodër do të ndahej nga jeta. Sëmundja që vuante prej kohësh e mposhti, duke mos e lënë të fitojë betejën e saj me vdekjen. Këtë të marte, familjarë, miq dhe kolegë të saj e kujtuan në ambjentet e shkollës ku ajo dha mësim për disa vite.

Nuk është e lehtë të flasësh për miqtë thotë kolegu i saj, njëkohësisht drejtori i shkollës, Anton Kaftalli. Mes lotësh, ai tregon se Viola iku pa gëzuar një etapë shumë të mirë.

Por, ai kishte edhe një vërejtje për drejtuesit e pushtetit lokal dhe qëndror për mos-nderimin siç duhet ndaj kësaj figure .

Mësuesja e njohur shkodrane, muzikantja dhe njëherësh n/drejtore e shkollës artistike “Prenkë Jakova”, Viola Bajraktari. ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare, duke lënë në dhimbje familjarët e saj, por edhe një boshllek tek miqtë dhe kolegët e saj.

 

Lexoni dhe kete

ISMAIL MUÇEJ, NJE JETE NE SHERBIM TE DIJES

Një aktivitet kushtuar Ismail Muçej është zhvilluar pasditën e së dielës në qytetin e Shkodrës. …