Breaking News

Inagurimi i “5 Heronjve” shoqerohet me polemika

Tashmė inaugurimi i memorialit tė “5 Heronjve tė Vigut” po kthehet nė njė cėshtje debati nė mes prefekturės sė qarkut Shkoder dhe komunės Rrethina. Ashtu sic u shoqėrua me akuza dhe kundėr akuza nė mes  djathtėve dhe tė majtėve lėvizja e “5 Heronjve tė Vigut” nga varrezat e dėshmorėve pranė rrethrrotullimit tė Dobracit, inagurimi I kėtij busti po shoqerohet me polemika nė mes mazhorancės, Lėvizjes socialiste pėr Integrim dhe Partisė socialiste, pėrkatėsisht nga pėrfaqėsuesite tyre lokal, Kreut tė komunės Rrethina Luan Harushės I cili ėshtė pėrfaqėsues i PS- sė dhe prefektit tė qarkut Shkoder Paulin Radovani qė ėshtė zgjedhur nga LSI.

Zanafilla e kėtyre polemikave mbi inagurimin e kėtij busti lindi me 26 Nėntor ku kryeparlamentari i Shqipėrisė Ilir Meta njėkohėsiht kreu I LSI- sė vendosi kurora me lule pranė kėtij memoriali, ndėrsa kjo vizitė u cilėsua si njė ceremoni zyrtare e rivendosjes e monumentit “5 heronjtė e Vigut”. Nga ana tjetėr njė ditė mė pas kryekomunari i Rrethinave Luan Harusha deklaroi se punimet prane ketij memoriali akoma skane perfunduar, ndersa inagurimi do te behet me 29 Nentor dhe vizitėn e Metės e cilėsoi thjesht si njė vizitė nderimi tė veprės sė “5 Heronjve” dhe jo inagurim tė rivendosjes sė bustit. Por mesa duket edhe kjo deklaratė ėshtė hedhur poshtė nga prefekti I qarkut Shkoder Paulin Radovani.

Por mė shumė se sa rėndėsia e inaugurimit tė kėtij busti mesa duket polemikat kane te bėnjė me ndarjen e meritave tė rikthimit tė bustit tė “5 Heronjve tė Vigut” tek rrethrrotullimi I Dobracit nė prag tė zgjedhjeve lokale nė mes LSI dhe PS- sė.

Lexoni dhe kete

ā€œGURI I ZI, Nā€™FESTā€, PROMOVIMI I VLERAVE TE ZONES

Bashkia ShkodĆ«r ka organizuar kĆ«tĆ« tĆ« premte aktivitetin ā€œGuri i Zi nā€™FESTā€. NjĆ« aktivitet qĆ« …