INAGUROHEN KEMBANAT NE FAMULLINE E SHEN PJETRIT DHE SHEN PALIT

Mesha e kesaj te merkure ka qene e vecante per besimtaret katolike te Malesise se Madhe. Ne famulline e Shen Pjetrit dhe Shen Palit ne zonen e Bajzes eshte mbajtur nje meshe e cila iu kushtua bekimit dhe vendosjes se kembanave te kompanielit te kesaj famullie. Mes shume besimtareve te pranishem ne kete meshe, arqipeshkvi i dioqezes Shkoder- Pult, imzot Angelo Massafra, tha se per te qene te shenjte duhet qe te jemi njerzit e Zotit dhe te mbrojme fene.

Ndersa, famullitari i zones se Bajzes, Aleksander Tanushi vleresoi vendosjen dhe bekimin e kembanave te kompanielit, duke e konsideruar ngjarje te rendesishme per besimtaret e krishtere te kesaj zone.

Ky investim ne famulline e Shen Pjetrit dhe Shen Palit ne Bajze te Malesise se Madhe u konsiderua edhe si nje dhurate per besimtaret katolike ne prag te festave te Krishtlindjes dhe te fundvitit.

Lexoni dhe kete

“TI JE DASHURIA” I AUTORIT DAVID BOSETA

Këtë të shtunë poeti i njohur shkodran David Boseta ka prezantuar librin e tij më …