Wednesday , 2 December 2020
Breaking News

INAUGUROHET QENDRA E ANKANDIT TË PESHKUT NË LIQENIN E SHKODRËS

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka njoftuar se prej ditës së hënë do të vihet në funksionim qendra e ankandit të peshkut në liqenin e Shkodrës. Investimi me vlerë rreth 4.5 milionë lekë të reja është kryer me fondet e vetë Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit Shkodër.

Sipas tij ngritja e qendrës së ankandit të peshkut në Shirokë do të shërbejë gjithashtu edhe si një atraksion turistik për ata që vizitojnë këtë zonë.

Sipas ministrit ngritja e kësaj qendre do të formalizojë më tej sektorin e peshkimit në liqenin e Shkodrës, ku ushtrojnë aktivitet rreth 450 peshkatarë, si dhe do të ofrojë të dhëna më të sakta për prodhimin.

Lexoni dhe kete

2020-ta VIT I VESHTIRE PER BASHKINE LEZHE

2020 ka qenë një vit i vështira për Bashkinë e Lezhës, pasi termeti dhe pandemia …