INAUGUROHET “VELIPOJA GRAND EUROPA RESORT”

Në një mbrëmje festive është inauguruar “Velipoja Grand Europa Resort”, një prej investimeve të rëndësishme në brigjet e Adriatikut. Punimet që zgjaten rreth 5 vite, i ndryshuan imazhin kësaj zone dhe turizmit në këtë plazh, duke i ofruar standarte të larta të hoteleri – turizmit. Administratorja Belma Çela thotë se shteti duhet të ndjekë këto hapa, për t’i dhënë vendin që i takon zhvillimit të turizmit.

Ndërsa, kryebashkiakja Voltana Ademi e quajti “Velipoja Grand Europa Resort”, modelin e duhur të investimit.

Të ftuar ishin përfaqësues të biznesit në Shkodër, të pushtetit vendor si edhe të politikës.

Lexoni dhe kete

“NDERTOJME SEBASHKU TE ARDHME TRANSPARENTE NE SHQIPERI”

Këtë të mërkurë, organizata “Intelektualët e Rinj, Shpresë” në Shkodër ka zhvilluar forumin e 12-të …