INCIDENTET NE SHKOLLEN “SHEJNAZE JUKA” NE SHKODER

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku disa shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë kryer veprime aktive, për të djegur me zjarr shkollën “Shejnaze Juka” në lagjen “Kongresi i Përmetit” Shkodër dhe materialet zgjedhore që ndodheshin në ambientet e kësaj shkolle, policia e Shkodrës ka ndërmarrë masa.

Kështu punonjësit e Policisë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas veprimeve hetimore, identifikimit të personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia, bënë arrestimin në flagrancë të 5 personave, konkretisht:

G. B., 29 vjeç, banues në lagjen “Ajasëm”, Shkodër
A. N., 41 vjeç, banues ne lagjen “Guerrile”, Shkodër, punonjës i Policisë së Bashkisë Shkodër
A. G., 50 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër
A. N., 39 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër
O. Th., 17 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim policor 14 shtetas dhe janë proceduar 2 të tjerë të cilët ndiqen në gjendje të lirë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të Policisë së Rendit publik”.

Lexoni dhe kete

META JEP MESAZHIN E PRERË PËR POLITIKËN

Presidenti Ilir Meta i bën thirrje gjithë politikës shqiptare të mos humbasë më asnjë minutë …