Thursday , 24 September 2020

INCIDENTI, THYHEN XHAMAT E AUTOBUZIT TĖ TIFOZĖVE TĖ VLLAZNISĖ

Pavarėrisht kėnaqėsisė qė u ka dhuruar fitorja ndaj Tiranės, tifozėt kuqeblu nuk kanė mundur dot t’i gėzohen ashtu si duhet asaj. Kjo ngaqė nė momentin kur ata kanė marrė rrugėn drejt Shkodrės, janė pėrballur me gurėt e tifozėve bardheblu qė kanė thyer xhamat e autobuzit me tė cilin ata kanė qenė duke udhėtuar. Njė gjest i turpshėm i tifozėve tė kėsaj skuadre qė vazhdojnė tė shfaqen problematikė sa herė qė u jepet mundėsia. Pėr fat tė mirė nuk ka patur dėmtim tė tifozėve shkodranė qė gjendeshin nė autobuz por janė thyer vetėm tre xhama tė tij. Menjėherė nė vendin e ngjarjes kanė mbėrritur edhe drejtuesit e lartė tė klubit Vllaznia tė cilėt kanė kėrkuar nga forcat e rendit tė gjejnė shkaktarėt e njė veprimi tė tillė.

Po ashtu, Klubi Vllaznia, mbrėmjen e sė premtes pėrmes njė komunikate pėr shtyp ka dėnuar veprimin e tifozėve tė ekipit tė Tiranės. “Gjesti i tifozėve tė Tiranės ėshtė i turpshėm dhe nuk duhet pėrkrahur nga askush sepse sjellja e tifozėve tė Vllaznisė nuk ka lėnė vend pėr njė reagim tė tillė tė tifozėve kundėrshtarė. Natyrisht qė ne kėrkojmė ndėrhyrjen e forcave tė rendit pėr tė ndaluar pėrgjegjėsit e kėsaj ngjarje tė turpshme dhe njėkohėsisht edhe distancimin e klubit Tirana nga njė veprim i tillė i tifozėve tė saj. Futbolli duhet tė shėrbejė pėr bashkimin e njerėzve dhe jo tė bėhet vatėr e veprimeve tė tilla tė turpshme siē ishin ato tė mbrėmjes sė sotme tė tifozėve bardheblu”- thuhej nė komunikatėn e shpėrndarė mbrėmė vonė nga ana  klubit shkodran. Natyrisht qė kėto reagime duhet tė bėhen por ajo qė mbetet ėshtė nxjerrja e pėrgjegjėsisė pėr njė akt tė tillė dhe pėrcaktimi i faktit se kush do tė paguajė pėr dėmet e shkaktuara nė autobuzin me tė cilin kanė qenė duke udhėtuar tifozėt e Vllaznisė.

Forcat e rendit mėsohet se kanė shoqėruar nė komisariat dy prej tifozėve tė Tiranės ndėrkohė qė edhe shkodranėt kanė bėrė denoncimin pėrkatės nė polici dhe tashmė pritet tė shohim si do tė rrjedhin ngjarjet pėr kėtė veprim tė shėmtuar tė atyre pak tifozvėe qė prej vitesh po demostrojnė sjellje tė dhunshme nė futbollin shqiptar dhe qė nuk duhet tė jenė aspak realiteti i kėtij futbolli.

Lexoni dhe kete

FUTBOLLI SHQIPTAR SƋRISH NƋ BOJKOT, LIGA E VENDOSUR

PĆ«r tĆ« dytĆ«n javĆ« me rradhĆ«, futbolli shqiptar vazhdon tĆ« bojkotojĆ« kampionatet dhe kĆ«shtu ka …