INFEKTOHET NË SHKODËR NJË OPGJ

Një ditë më parë u regjistrua shtetësja e parë nga Shkodra e infektuar me COVID 19, e cila ka tre javë që ndodhet në Tiranë dhe atje është diagnostifikuar me koronavirus. Ndërsa gjatë ditës së sotme është mësuar se kemi të bëjmë me një shtetas i cili është oficer i policisë gjyqësore të Shkodres me inicialet S.D, që sipas informacioneve ka 5 ditë që nuk është ndjerë mirë dhe ka pasur temperaturë 37.5 dhe pas 5 ditësh ka kërkuar vetë që ti bëhet testi, për shkak të punës që ai vetë ka me persona të ndryshem.

Pas marrjes së rezultateve dhe daljes pozitiv ndaj testit të COVID 19, familja e tij dhe ai vetë si dhe rrethi me të cilët ka kontaktuar është kërkuar të vetë karantinohen. Gjithashtu mësohet se është kërkuar të vetëkarantinohen edhe punonjësit e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shkak të kësaj situate, dhe të dalin në punë vetëm për raste urgjente të personave që janë në gjëndje të mirë shëndetsore.

Nga ana tjetër mësohet janë marrë gjitha masat dhe 45 vjecari i infektuar me Covid 19 po ndiqet në shtëpi në bazë të medikamenteve të dhëna nga mjekët infeksionist të Spitalit Rajonal të Shkodrës. Gjëndja e tij shëndetësore është e mirë dhe nuk dihet si ka ardhur deri te infekimi i tij me COVID 19.

Prandaj janë marrë masa të vetëkarantinimit të familjarëve dhe të bashkëpunëtoreve në Prokurorinë e Shkodrës.

Lexoni dhe kete

NDALIMI I LËVIZJEVE, 25 DREJTUES MJETESH SHKELIN URDHËRIN

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar 25 drejtues mjetesh që …