INFERMIERET PERBALLEN ME PROBLEMATIKA NE PUNEN E TYRE

Pagat e ulëta, mungesa e kushteve në punë dhe siguria janë disa nga problematikat që shqetësojnë infermieret në Shqipëri. Shqetësimi është ngritur nga Shoqata e infermiereve gjatë një takimi të organizuar me përsonelin mjeksor në kuader të 1 vjetorit të krijimit të kësaj shoqate në Lezhë.

Brenda këtij viti do të ngrihet Sindikata e Infermireve të Shqipërisë me qëllim që zëri i tyre të dëgjohet. E pranishme në këtë takim deputetja e Partisë Socialiste Ardjana Jaku tha se ndryshimit në kodin penal japin më shumë siguri për infermieret.

Në 1-vjetorin e krijimit të shoqatës së infermiereve në Lezhë u vlersuan disa infermiere për punen dhe kontributin e dhënë ndër vite.

Lexoni dhe kete

HAXHIJA: TAMPON VETËM PËR PERSONAT ME SIMPTOMA

Teste tamponi ka mjaftueshëm në Shkodër, por nuk ka për persona që thjesht duan të …