Thursday , 23 August 2018

INFORMALITETI I LARTE NE TURIZEM

Rreth 33 për qind e turizmit akomodues në vend funksionon në informalitet të plotë dhe së fundmi është kthyer në qendër të aksionit të administratës tatimore. Sipas të dhënave në të gjithë vendin janë 3791 struktura akomoduese, nga të cilat 33 për qind apo 1251 struktura, janë kategoria ku përfshihen dhomat private me 16 për qind, shtëpitë private me 14 për qind dhe bujtinat me 3 për qind. Ndër vite këto struktura kanë funksionuar dhe vazhdojnë të funksionojnë duke arkëtuar të ardhura për veten e tyre, ndërsa nuk paguajnë tatime në arkën e shtetit.

Nga ana tjetër, janë jashtë kontrolleve të organeve kompetente edhe nga pikëpamja higjieno-sanitare apo sigurisë. Duke qenë se funksionojnë “në të zezë” edhe shërbimet që ofrojnë ndaj turistëve apo pushuesve për shkak të mungesës së kontrollit vihen në pikëpyetje. Zakonisht këto struktura gjenden nga pushuesit e huaj dhe vendas përmes platformës AirBNB, booking, rrjeteve sociale, apo edhe tabelave të instaluara anash segmenteve rrugore.

Për këtë arsye, në nisje të sezonit veror Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka bërë apel drejtuesve të këtyre strukturave që të mos shkelin ligjin dhe të deklarojnë të ardhurat e përfituara. Por duket se dy muaj më pas, reagimi ka qenë i ulët, dhe ky institucion është detyruar që të bëjë sërish apel. Tatimet bëjnë me dije se në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, do të shfrytëzojë çdo burim informacioni për të identifikuar këto transaksione. Sipas këtij institucioni, individi, përfitues i të ardhurave është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë në organin tatimor përkatës tatimin në masën 15% të të ardhurave të realizuara, jo më vonë se data 20 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer pagesa.

Lexoni dhe kete

DEMSHPERBLIMET PER BANORET E ZONAVE TE PERMBYTURA

Dëmshpërblimet e banorëve të zonave të përmbytura të NënShkodrës ishte një nga temat e diskutuar …