Monday , 21 January 2019

“INKRIMINIMI TAHIRIT, POLITIKA KRIJOI NJE TJETER DEBAT”

Në vend të ngjarjes, të inkriminimit ose jo të ish ministritë Brendshëm, politika krijoi një tjetër ngjarje atë të debatit të kryeministrit me gazetarët. Deklarata ka ardhur nga akademiku Artan Fuga në një prononcim për mediat në Shkoder ndërsa komentoi fyerjet e e kryeministrit Edi Rama ndaj medias dhe gazetarëve.

Sipas Fugës, kjo situatë është treguese se në Shqipëri ka ardhur një moment i ri i marrëdhënieve në mes politikes dhe medias, ku politika nëpërmjet gazetarisë së “webeve” tenton të anashkalojë median.

Kryeministri Edi Rama  ashtu si edhe paraardhësi i tij Sali Berisha kanë përdorur në mënyrë të përsëritur sharjet dhe fyerjet ndaj medias si një mënyrë për të shmangur përgjegjësitë ndaj problemeve të ndryshme, përfshirë akuzat për korrupsion dhe abuzim me pushtetin apo pyetjet në lidhje me premtimet elektorale të pambajtura.

Lexoni dhe kete

MOTI I KEQ, DEME TE SHUMTA NE FSHATIN KOSMAÇ

Moti i keq me erëra të forta dhe reshje dëbore ka shkaktuar dëme të mëdha …