Sunday , 27 September 2020

INSTAT: Indeksi i cmimeve 2.3%

NSTAT njoftoi se në muajin shkurt 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2.3%, pas një periudhe të gjatë që rritja e çmimeve ka qendruar nën kuotën minimale, të preferuar nga Banka e Shqipërisë, prej 2 përqindësh. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.9 %.

Krahasuar me muajin shkurt 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 10.2%, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 6.3%, grupi “Komunikimi” me 3.7%, etj.

Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 4.8 %. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 17.1%, pasuar nga nëngrupi “fruta” me 11.4%, “qumësht, djathë e vezë” me 3%, etj. Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 3.5%, pasuar nga nëngrupi “kafe, çaj e kakao” me 2.3%, etj. Ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shëndeti” me 4.5 %, pasuar nga grupi “Transporti” me 3.3 %.
Por, krahasuar me muajin janar 2014 çmimi i eurodiezelit u rrit me 3.4% dhe çmimi i benzinës u rrit me 1.9%.

Lexoni dhe kete

11,493 BIZNESE TE VOGLA KALUAN NE TVSH, PA KOSTO

Administrata tatimore njofton se kalimi i biznesit tĂ« vogĂ«l nĂ« skemĂ«n e TVSH-sĂ« Ă«shtĂ« njĂ« …