Saturday , 7 December 2019

INSTITUCIONET NE SHKODER “FLEJNE”, PUNEN E BEJNE PRIVATET

Në Shkodër thuhet se janë rreth 250 familje të strehuara nga termeti kryesisht në objekte private si në Velipojë dhe në Shkodër. Por ende nuk ka një shifër zyrtare nga Prefektura Shkodër se sa është numri i tyre të sistemuar, si dhe sa është numri i nxënësve të cilet frekuentojnë në shkollat e Shkodrës. Në një mbledhje të disa ditëve më parë e thirrur nga Prefekti Çesk Millja me drejtuesit e Bashkive Shkodër njëherësh edhe si kryetar i emergjencave civile në Shkodër nuk dha një shifër se sa janë personat e strehuar në Shkodër.

Nga ana tjetër Bashkia e Shkodrës ka ofruar përmes shkresave zyrtare strehimin, ushqimin, shërbimin mjeksor dhe shërbimet tjera si shkolla, kopështe dhe çerdhe për 250 persona. Ndërsa deri tani asnjë nuk është futur në këto ambinet të siguruara nga Bashkia Shkodër. Ndërsa nga ana tjetër as Prefektura e as Zyra Arsimore, por as shërbimet tjera nuk japin shifra sa është numri i personave për të cilët kujdesemi. Nga ana tjetër falë bëmirësve të ndryshem të cilët kanë hapur dyert në Velipojë ku aktualisht strehohen 80 persona, dhe rreth 16 fëmijë, në Shkodër në një hotel dhe hostel rreth 60 persona, në Bashkinë Vau i Dejes rreth 60 persona, ndërsa edhe disa persona tjetër tek të afërmit e tyre dhe familjarët, shifra shkon në 250.

Shifer kjo e cila deri tani nuk është bërë publike nga asnjë institucion, por janë shifra të marra në terren nga mediat. Nga ana tjetër ka një sensibilizim të madh të qytetarëve të ndryshem për tu ardhur në ndihmë dhe për tu ofruar shërbime këtyre personave të prekur nga termeti që tashmë kanë mbetur pa shtëpitë e tyre.

Lexoni dhe kete

NXENESIT E AKOMODUAR NE SHENGJIN NISIN SHKOLLEN

Në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në Shëngjin numri i nxënësve është dyfishuar. Fëmijet e …