Tuesday , 12 November 2019
Breaking News

INTEGRIMI I FAMILJEVE TE KTHYERA NGA EMIGRIMI

Në mjediset e Qendrës Rinore “Atelie” në qytetin e Shkodrës është prezantuar projekti IRMA- Përmirësimi i aksesit dhe riintegrimi i fëmijëve, të rinjëve dhe familjeve të kthyera nga migrimi, në edukim, punësim dhe shërbime sociale. Për këtë, donatorët “Terre des hommes” dhe GIZ e kanë Bashkinë Shkodër, si bashki- pilot për projektin.

Pas prezantimit të projektit, ku u shpjegua modeli i ndërhyrjes dhe fusha e shëbimeve, target- grupet e synuara, u kalua në punë në grupe, ku u diskutua për menaxhimin e rastit, shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve dhe riintegrimin e migrantëve të kthyer; shërbimet për fuqizimin e familjes dhe komunitetit. Nga ky projekt parashikohet të jenë përfitues 2500 fëmijë, të rinj dhe familje në risk migrimi të pasigurte dhe 300 aktorë lokal e kombëtarë.

Lexoni dhe kete

FESTA NDËRKOMBËTARE E HUMORIT MBLEDH MË TË MIRËT E HUMORIT

Festa Ndërkombëtare e Humorit do të mbledhë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës aktorët më të …