“INTEGRIMI I SHQIPERISE NE BE ESHTE NE RREZIK”

Ambasadori i BE-se ne vendin tone Luigji Soreca u shpreh se situata ne shqiperi eshte e pa precendet dhe se po rrezikohet integrimi i Shqiperise ne BE nese nuk gjendet nje zgjidhje.

“E drejta per te protestuar eshte per te gjithe dhe ne mbeshtesim te gjithe ata qe protestojne, por kjo gje duhet te jete e paqesore dhe pa nxitje per dhune. Nxitja per dhune e pafalshme dhe ne presim qe protestat ne vijim te jene pa nxitje dhune. Situata e paprecedent, kemi folur me te dyja palet jemi takuar me qeverine si dhe opoziten. Ne kemi kerkuar dialog dhe jemi te paanshem. Ne I kemi kerkuar qeverise qe te dialogoje. I bejme thirrje te gjithe politikaneve te shqipersie qe te mbajne anen e qytetareve. BE mbeshtet interesat e qytetareve te shqiperise. Situata ne vend minon kete deshire te 93 % te qytetareve shqiptar per integrim dhe eshte anetaresimin ne BE qellimi i jone ndaj Shqiperise. Ne rast moszgjidhje te ketij ngerçi integrimi i Shqiperise eshte ne rrezik. Ftoj institucionet te luajne rolin e tyre ne demokraci, te kujdesen per intersat e banoreve. I bejme thirrje te te gjitha paleve te marrin pjese ne zgjedhjet vendore si e vetmja menyre demokratike.”

Soreca ishte i pranishem ne Bashkine Vaut te Dejes ku u takua me nenkryetarin e Bashkise si dhe mori pjese ne zyren “Grate ne iniciative” nje bashkepunim mes Bashkia Vau Dejes ne Organizata COSPE dhe Qendren e Gruas “Hapat e lehte”, ndersa vizitoj edhe panairin vendas te pergatitur nga grate e zones.

Lexoni dhe kete

PD SHKODER FTON QYTETARET PER PROTESTEN E 25 MAJIT

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Partia Demokratike dega Shkodër ka ftuar qytetarët që të marrin …