Friday , 15 November 2019
Breaking News

INTEGRIMI I SHQIPËRISË NË BE/ HOLANDA KUNDËR, JA ÇFARË KËRKON

Holanda kërkon që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen të ndara sa i përket hapjes ose jo të negociatave me Bashkimin Evropian, vendim që pritet të merret më 15 tetor në Këshillin e Ministrave, për t’u zyrtarizuar në mbledhjen e Këshillit Evropian më 18 tetor. Përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme holandeze, shpërndarë nga ambasada e saj në Tiranë, thuhet se Holanda ndjek në mënyrë kritike progresin në të dyja vendet dhe është e mendimit se Këshilli duhet të vlerësojë secilin vend sipas meritave të veta. Në qëndrimin për Shqipërinë, Holanda thekson se duhet bërë më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Keshilli ka parashtruar një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Shqipëria përpara hapjes së negociatave. Holanda e mirëpret punën e madhe dhe hapat e ndërmarra në vitin e fundit. Hollanda mendon se më shumë punë duhet bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme. Por, në reagimin e Ministrisë së Jashtme holandeze nuk thuhet nëse Haga do ta bllokojë apo do t’i japë dritën jeshile hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Ndërkohë, në qëndrimin për Maqedoninë e Veriut, Ministria e Jashtme e Holandës thekson: “Vendet kandidate duhet të përmbushin kushtet strikte përpara se të bëjnë një hap tjetër në procesin e integrimit. Një hap i rëndësishem që ende duhet të ndërmerret është miratimi i ligjit që garanton prokurorinë e pavarur në rastet e ardhshme të korrupsionit në nivelet e larta”.

Lexoni dhe kete

DREJTORËT E RINJ NË DREJTORITË RAJONALE SHKODËR, REAGON EDHE GURAKUQI

Mungesa e emërimeve të drejtorëve të rinj në drejtoritë rajonale në Shkodër vijon të prodhojë …