INUK “zbarkon” tek stadiumi “Loro Boriēi”

Pas matjeve topografike pranė stadiumit “Loro Borici”, kanė zbarkuar inspektorėt e INUK- ut, tė cilėt kanė nisur verifikimin e tė gjitha objekteve pėrreth stadiumit. Kėtė tė enjte inspektorėt e ardhur nga Tirana kanė nisur verfikimin e tė gjitha dokumentave tė objekteve tė cilėt ndodhen pranė “loro Boricit”. Pas kėsaj faze pritet edhe vendimi pėr objektet tė cilat do tė shemben nga INUK pėr ti lėnė hapėsirė impiantit sportive qė do tė ndėrtohet.

Burime nga INUK bėjnė tė ditur se janė rreth 20 objekte tė cilat sipas konstatimeve tė para rrezikojnė tė shemben. Kėto objekte ndodhen pėrreth stadiumit dhe mesa duket pengojnė punėn pėr rikonstruksionin e “Loro Boricit”. Por deri mė tani nuk ka asnjė tė dhėnė se kur do tė nisė aksioni i INUK, megjithate bėhėt e ditur se shumė shpejt pritet qė tė nisė aksioni pėr lirimin e hapėsirave pėrreth stadiumit. Inspektorėt e INUK po veprojnė pas matjeve tė bėra nga topografėt dhe dėrgimit tė kėtyre matjeve nė Tiranė, mesa duket ėshtė bėrė edhe harta paraprake ku do tė ndėrhyhet.

Tė kontaktuar pėr ēeshtjen nė fjalė, drejtues tė klubit tė futbollit Vllaznia dhe tė bashkisė Shkoder thonė se nuk kanė asnjė informacion, e madje ata nuk disponojnė as njė projekt paraprak apo final mbi rikonstruksionin e stadiumit. Nga sa bėhėt e ditur banesat pėrreth stadiumit “Loro Borici” janė me dokumentacion tė rregullt, dhe nė rast se do tė ndėrhyhet atėherė pronarėt do tė dėmshpėrblehen. Megjithate shembja e 20 objekteve pėrreth stadiumit pritet tė shkaktojė pakėnaqėsi tek pronarėt tė cilėt kanė paralajmėruar protesta.

Lexoni dhe kete

DITA E LIQENIT TE SHKODRES

E kthyer nĆ« traditĆ« tashmĆ« ā€œDita e liqenit tĆ« ShkodrĆ«sā€Ā  e cila shĆ«non hapjen e …