Monday , 16 September 2019

INVALIDET, PA SHERBIM TRANSPORTI FALAS

Sherbimi i transportit falas eshte nje shqetesim i madh per invalidet te cilet ankesat per kete problem i kane shprehur edhe gjate emisionit Mirmengjes ne ekranin e Tv- Rozafes. Edhe kryetari i shoqates se invalideve ne Shkoder Myhedin Piranaj shprehet se Shkodra eshte i vetmi qytet ne Shqiperi qe i diskriminon ne kete menyre invalidet.

Edhe kryetarja e bashkise Shkoder Voltana Ademi me pare pati premtuar per transport falas per invalidet e cila sipas Piranaj ka kerkuar nga qeveria zgjidhjen e kesaj situate.Piranaj tregon edhe per ate cka eshte bere pengese per mos marrjen e ketij sherbimi falas nga invalidet.

Ne Shkoder jane te regjistruar 1200 persona si invalide por shume prej tyre nuk udhetojne me autobuze pasi jane para-tetra-plegjike,duke bere keshtu qe numri i atyre qe perfitojne nga sherbimi i transportit falas te jete i ulet e per kete gje invalidet e Shkodres ndihen disi te diskriminuar .

Lexoni dhe kete

DOM BLEDAR HUBA PËRFUNDON MISIONIN TE ORATORI “DON BOSKO”

Drejtuesi i Oratorit “Don Bosko” në Shkodër, Dom Bledar Huba, ka përfunduar misionin e tij …