Sunday , 17 February 2019

INVESTIM I BASHKISE SHKODER NE FSHATIN SHIRQ

Një investim shumë i rëndësishëm për fshatin Shirq por edhe për Njësinë Administratibe Dajç në Bashkinë e Shkodrës është në prag të përfundimit.

Këto ditë po hidhen shtresat asfaltike, proces që i lë vendin vendosjes së sinjalistikës vertikale dhe horizontale. Punimet në rrugën e Shirqit, investim i Bashkisë së Shkodrës me vlerë 128 milion lekë, janë inspektuar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila është pritur dhe ka bashkëbiseduar me banorë e kryeplakun e fshatit.

Ata janë shprehur të kënaqur me investimin dhe ecurinë e punimeve që kanë një ndikim të madh në një zonë me densitet të lartë popullsie. Projekti që po zbatohet në rrugën me gjatësi 1200 ml, parashikon asfalt në një sipërfaqe 4000 m2, ndërtimin e veprave të artit si ura dhe tombino, sinjalistikë vertikale dhe horizontale.

Lexoni dhe kete

QYTETARET TREGOJNE ARSYET E PROTESTES PER TV ROZAFA

Qytetarë dhe mbështetës nga e gjithë Shqipëria ishin të shtunën në protestë ndaj qeverisë Rama. …