Saturday , 20 April 2019

INVESTIMI NE FSHATIN GOMSIQE TE VELIPOJES

Fshati Gomsiqe në Njësinë Administrative Velipojë është kantieri i ndërtimit i radhës i Bashkisë së Shkodrës. Me një fond 85 milion lekë nga të ardhurat e bashkisë, po vazhdon puna për ndërtimin nga e para të rrjetit të kanalizimit të ujrave të bardha dhe e trotuarit për këmbësorë, në një aks që sidomos gjatë stinës së verës, është shumë i frekuentuar. Në një bashkëbisedim me banorët, kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, tha se ka pasur nevojë për investim në këtë zonë.

Ndërhyrjet që po realizohen dhe do të vazhdojnë në njësinë administrative Velipojë, ndikojnë direkt në përmirësimin e standarteve të jetës për banorët por njëkohësisht, janë edhe në funksion të sezonit të ri turistik, i cili në këtë zonë tërheq një fluks shumë të lartë pushuesish nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga jashtë vendit.

Lexoni dhe kete

ZONAT E MBROJTURA, 900 NDERTIME PA LEJE

Ne zonat e mbrojtura te Shkodres si ne Velipoje, fshatrat rreth liqenit te Shkodres si …