ISH-DEPUTETI BARDH SPAHIA ARRESTOHET NE TIRANE, AMULI: RAMA ME ARRESTIME POLITIKE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia është arrestuar mbrëmë në kryeqytet nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim për incidentet në shkollën “Shejnaze Juka” në qytetin e Shkodrës. Arrestimi i Spahisë ka ardhur live gjatë transmetimit të një emisioni politik. Pas këtij momenti, mbështetës të Partisë Demokratike dega Shkodër dolën të mbledhur para drejtorisë vendore të policisë Shkodër në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte. Në një prononcim për media, kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli tha se kryeministri Rama po kryen arrestime politike.

Amuli u ndal tek arrestimi i Bardh Spahisë në kryeqytet.

Partia Demokratike Shkodër do të organizojë pasditën e kësaj të enjte një marshim nga Bashkia Shkodër në ora 18:30.

Lexoni dhe kete

ILIR META E QUAN EDI RAMËN ISH-KRYEMINISTËR

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pasi ndoqi ndeshjen e basketbollit në Shkodër mes Vllaznisë që …