ISH KREU I ARRSH-SE PADITET NË PROKURORI, 54 MLN USD DËM NË RRUGËN TIRANË-ELBASAN

Ministri i Infrastrurës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka kallëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dy ish-zyrtarë të Rrugëve si dhe drejtues aktual, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Denoncimi vjen pas përfundimit të auditit të kryer pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar lidhur me zbatimin e kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Kallëzimi penal i depozituar në Prokurori rëndon ndaj shtetasve:
1. Dashamir Xhika, ish Drejtor ish-Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.
2. Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
3. Albens Alite, Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.
Burime bën të ditur për Ora News se dëmi ekonomik i shkaktuar nga shkeljet kap vlerën e 53 milionë e 983 dollarë ndërsa është konstatuar edhe shkelje e disiplinën financiare në vlerën e 16 milionë e 177 dollarë.

Sipas raportit të paraqitur rezulton se shtetasit e kallëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me persona të tjerë kanë kryer veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të kontratave per ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan.
Përmes kallëzimit, kërkohet fillimi i ndjekjes penale ndaj personave të kallëzuar dhe persona të tjerë, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer veçmas dhe në bashkëpunim me persona të tjerë.Që prej inaugurimit Rruga Tiranë-Elbasan ka shfaqur një sërë problematikash, vetëm pak ditë më parë rënia e një masivi shkëmbor bllokoi aksin nacional duke u kthyer në një rrezik potencial për drejtuesit e mjeteve.

Lexoni dhe kete

MINISTRIA E FINANCAVE I PËRGJIGJET PD PËR INVESTIMET E HUAJA: 2 MLD EURO NË DY VITE

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike se investimet e …