Nga Shkodra, ish ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, u shpreh se vende si Shqipëria apo vende të tjera të Ballkanit Perëndimor nuk do të arrijnë asnjëherë të plotësojnë 100% kushtet për anëtarësim në BE.
Sipas saj, problematikat me të cilat përballet Shqipëria janë të mëdha, teksa shtoi se kanë kaluar shumë vite nga rekomandimi i parë që në 2016.
Propozimin e Tiranës zyrtare për ndarjen nga Maqedonia e Veriut, ajo nuk e beson se do të ndodhë, ndërsa nuk bie dakort me qëndrimin e kryeministrit Rama se vendi ynë është gati, por janë qëndrimet e disa vendeve anëtare që na mbajnë peng…
Gjosha kërkoi më shumë angazhim nga qeveria shqiptare për këtë çështje të rëndësishme për vendin, siç është anëtarëimi në BE.