ISH-UZINA E SUPERFOSFATIT NE LAÇ, NE MESHIRE TE FATIT

Ish-uzina e superfosfatit në Laç vijon të jetë në mëshirë të fatit, teksa në jo pak raste të rinj në pamundësi ekonomike shkojnë të gërmojnë për skrap edhe përse e dinë se mund t’u rrezikohet seriozisht jeta. Pushteti lokal dhe ai qendror ende nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për të marrë nën ruajtje këtë objekt që është kthyer në një gërmadhë që rrezikon jetën e atyre njerëzve që vijnë për të kërkuar për metale, si një mënyrë për të siguruar mbijetesën në këtë qytet të varfër.

Pamjet e televizoni Rozafa nuk kanë nevojë për shumë koment teksa tregojnë qartë rrezikun që këto gërmadha paraqesin.

Në qershor të 2018 Dashamir Jahja dhe Drilon Lamaj 2 të rinj Kurbinas humbën jetën pasi një masiv gurësh i zuri poshtë teksa gërmonin për skrap. Pavarësisht asaj tragjedie sërish të rinj shkojnë çdo ditë aty me shpresën për të nxjerrë bukën e gojës. Uzina e Superfosfatit në Kurbin prej 20 vitesh është jashtë funksionit.

Lexoni dhe kete

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME SHKOLLA NË ROMË TË ITALISË

Shkolla profesionale “Hamdi Bushati” në qytetin e Shkodrës po kërkon të arrijë një tjetër marrëveshje …