ISH UZINA E “VDEKJES” NE LAÇ

4 përsona kanë humbur jeten nga viti 2004 e deri më tani tek Ish Uzina e superfosfatit në Laç, në kërkim të skrapit. Pavarësisht këtyre ngjarjeve në këtë vend ka çdo ditë ka njerez që mbledhin skrap, duke injoruar rrezikun që ju kanoset në këto godina të amortizuara.Bledar Gjoka banor i Shullazit thotë se në këtë vend ka humbur babain dhe vëllanë, të cilat kanë qenë duke mbledhur skrap. Ai apelon që të merren masa për shembjen e këtyra godinave, pasi çdo ditë rrezikohen jetë njerezish.

Familjet e dy të rinjeve që humben jeten mesditen e së shtunës kanë hapur dyert e mortit. Banesat e tyre ndodhen vetëm pak km vendit ku ndodhi ngjarja. Të afërm të tyre thonë se kushtet e vështira ekonomike i detyronin të kërkonin skrap në rrënojat e ish uzines për të siguruar buken e gojës.

E vemtja zgjidhje për shangien e ngjarjeve të tilla është shembja e këtyra godinave, ose vendosja e një roje për të mos lejruar asnjë përson që të deportojë brenda. I kontaktuar nga Televizoni Rozafa për këtë çështje Kryebashkiaku i Kurbinit Artuar Bardhi tha se godinat e ish-Uzinës nuk janë nën administrimin e bashkisë, ndërsa shtoi se qeveria duhet të vërë dorë për ti shembur ose për të ndaluar hyrjen e qytetareve brenda.

Lexoni dhe kete

LEZHE, POLICIA MASA TE ASHPRA PER PARANDALIMIN E AKSIDENTEVE

Numri i lartë i aksidenteve në rruget e qarkut të Lezhës ka vënë në lëvizje …