Breaking News

ISHTE NE KERKIM, ARRESTOHET I RIU NE KURBIN

Policia e Kurbinit ka arrestuar një 27-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 4 vite burg. Në prangat e policisë ka rënë Bajram Hidri banues të Vinjoll të Kurbinit. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në qershor të vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, e ka dënuar me 4 vite burg për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve “,”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe “Grup i struktuar kriminal”.

Ndalimi i këtij shtetasi erdhi në vijim të punës për zbatimin e planit të masave, për evidentimin e goditjen e palishmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale si dhe personave në kërkim, ndërsa policia kishte marrë informacion në rrugë operative mbi vendodhjen e këtij shtetasi dhe më pas organizoj punen për prangosjen e tijë në fshatin Vinjoll.

Materialet procedurale në ngarkim të 27-vjeçarit u referuan prane Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

PLAGOSJA NE FUSHE-MAMURRAS, 20 DITE BURG DY TE ARRESTUARVE

Dy të rinjt e arrestuar tre ditë më parë si bashkëpunëtor në plagosjen e dyfishtë …