Breaking News

ISHTE NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR, ARRESTOHET 22-VJEÇARI NGA SHKODRA

Policia Kufitare Rinas ka ndaluar një të kërkuar ndërkombëtar për vrasje. Kështu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Rinas arrestuan shtetasin Alfred Rrasa, 22 vjeç nga qyteti i Shkodres. Ai ishte kthyer si i deportuar nga autoritetet kroate. Sipas njoftimit të policisë, nisur nga dyshimet pas krahasimit të fotove me personin dhe shpjegimeve konfuze që jepte, rezultoi se ishte shtetasi Alfred Rrasa, ndërsa të dhënat në dokumentin e kalimit ishin të vëllait të tij.

Sipas policisë, 22-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cuneos, ne Itali, me vendim te dates 7 gusht 2017, e ka shpallur ne kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje, e vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, parashikuar nga nenet 56, 110, 575 dhe 577 të Kodit Penal Italian, si dhe neneve 10-12-14 të ligjit nr. 497/74.

Lexoni dhe kete

BIEN AKSIDENTET ME VDEKJE

1 në 5 aksidente kanë tregues sjelljen e këmbësorit, është ky përfundimi i nxjerr nga …