Tuesday , 18 December 2018

ISHTE SHPALLUR NE KERKIM, ARRESTOHET PAS 3 VITESH

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin për arrestimin e 45- vjecarit Artan Dekovi. Ky i fundit ishte I shpallur në kërkim pasi është dënuar me 8 vite burg për veprat penale të “Plagoses së rëndë me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ngjarja për të cilin është dënuar 45 vjecari Dekovi ka ndodhur me 29 Mars 2014- në qytetin e Shkodres, ku pas një konflikti për motive të dobta mbeti I plagosur Anton Dakaj 42 vjec.

Çdo gjë ndodhi në një Lokal “Bar – Bufe”, në lagjen “Partizani” Shkodër, ku 45 vjecari Dekovi dyshohet se qëlloi me armë zjarri 42 vjecarin Anton Dakaj. Dekovi u shpall në kërkim nga policia e Shkodrës që me 30 mars 2014, një ditë pas ngjarjes. Pas caktimit të masës së sigurisë në mungesë “arrest me burg”, gjykata e shkallës së parë në Shkoder  dënoi Dekovin me 8 vite burg por që atëherë nuk është arritur të arrestohet nga policia.

Pak ditë më parë emri i Dekovit u përmend edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha në një denoncim ne rrjetin social “Facebook”. Ata shkruanin se Dekovi nuk arrestohej për shkak se ai kishte lidhje me drejtorin e sherbimit te ceshtjeve te brendshme ne policine e Shkodres. Pas 3 vitesh policia e Shkodres në kuadër të kontrolleve të ndërmarra në qytetin e Shkodres bëri të mundur arrestimin e Dekovit në zonën e Dobracit.

Lexoni dhe kete

AKSIONI NDAJ FISHEKZJARREVE DHE LENDEVE PLASESE

Plot 1136 subjekte të tregtimit të mjeteve piroteknike dhe fishekzjarreve, si dyqane të ndryshme, markete, …