Monday , 21 January 2019

IUCN, PROJEKT PER ZONEN E MBROJTUR TE LUMIT BUNA

International Union for Conservation of Nature ose Bashkimi Nderkombetar per Ruajtjen e Natyres do te nise ne Shkoder zbatimin e nje projekti per zonen e mbrojtur te lumit Buna dhe territoreve ligatinore perreth tij. IUCN siguron burimet e nevojshme per te zbatuar zgjidhje per sfidat mjedisore dhe per te arritur nje zhvillim te qendrueshem. Drejtuesi i programit per zonat e mbrojtura, Tomasz Pezold, foli rreth ketij projekti, qe tha se do te perfshije rreth 1 mln euro per 3 vite.

[ International Union for Conservation of Nature ose Bashkimi Nderkombetar per Ruajtjen e Natyres ka punuar edhe me heret ne qytetin e Shkodres per te bere planin e menaxhimit te zones se mbrojtur te lumit Buna dhe territoreve ligatinore perreth tij. Projekti do te perfshije rreth 1 mln euro per 3 vite. Bashke me organizaten MAVA, qe eshte donator e projektit, kemi perzgjedhur lumin Buna ne Velipoje si nje nga zonat qe kerkon vazhdimin e aktiviteteve te ruajtjes dhe zhvillimit qendrueshem te saj. Me kete rast ne do te ndihmojme edhe Administraten e Zonave te Mbrojtura ne Shkoder, duke bashkepunuar edhe me to. Projekti i ri do te synoje qe te punoje ne te njejten zone per zbatimin e atij plani menaxhimi qe eshte hartuar me pare, jo thjesht fokusuar ne mbrojtjen e natyre, por duke e integruar ate me shume elemente te tjere, sic jane grupimet e fermereve, peshkataret, turizmi, etj. ]

International Union for Conservation of Nature eshte themeluar ne vitin 1948 dhe misioni eshte te ndikoje, inkurajoje dhe ndihmoje shoqerite per te ruajtur integritetin dhe diversitetin e natyres dhe per te siguruar qe çdo perdorim i burimeve natyrore te jete i barabarte dhe ekologjikisht i qendrueshem.

Lexoni dhe kete

MBLEDHJA E RADHES E KESHILLIT BASHKIAK SHKODER

9 pikat e rendit të ditës, në mbledhjen e radhës, Këshilli Bashkiak i Shkodres i …