IVANKOVIÇ: JAM TEK VLLAZNIA PËR TË FITUAR TITULLIN

Pasditen e së martës, Vllaznia e basketbollit të meshkujve do të luajë ndeshjen e rradhës të Ligës Ballkanike. Në orën 18.00 të kësaj dite, kuqeblutë do të luajnë në Rozhaje të Malit të Zi ndaj skuadrës vendase Ibar.

Në prag të këtij takimi, para gazetarëve ka dalë trajneri i ekipit shkodran Vladimir Ivankoviç i cili është shprehur se Vllaznia do të tentojë fitoren, ashtu siç ka deklaruar se ka ardhur në Shkodër për ta shpallur kampion këtë ekip.

Përkthimi: Mendoj se do të jetë një eksperiencë e bukur kjo tek Vllaznia. Unë vij nga Islanda ku kam punuar për një vit e gjysëm së fundi. Kur mora drejtimin e ekipit këtu në Shkodër, lojtarët nuk ishin mirë nga ana psikologjike. Më krijoi idenë e një gote të thyer dhe ajo që duhej të bëja unë, ishte që t’i mblidhja të gjitha këto copa dhe t’i bëja sërish një. Ndryshimet kanë filluar. Në Plovdiv dhe ndaj Tiranës skuadra u paraqit mirë, i kam dhënë mundësinë të gjithë lojtarëve të luajnë dhe ata e bënë këtë gjë në mënyrën e duhur. Ndaj Ibarit nesër do të synojmë të rrisim edhe më shumë lojën tonë. Duhet të bëjmë lojën tonë dhe të kërkojmë fitoren, ky do të jetë objektivi ynë. Sa i takon kampionatit shqiptar, ndonjë ekip mund ta ketë pesëshen e parë më të mirë se ne, por Vllaznia ka 12 lojtarë dhe ky është ndryshimi që në na bën pretendentë. Unë jam këtu për të fituar titullin”

Krahas trajnerit Ivankoviç, për gazetarët ka folur edhe basketbollisti i ri dhe i talentuar i ekipit shkodran 17 vjeçari Elian Memçaj i cili ka premtuar të bëjë më të mirën për Vllazninë si me të rinjtë ashtu edhe më të rriturit.

Pas ndeshjes me Ibar, Vllaznia duhet të nisë menjëherë përgatitjet për sfidën e rradhës për kampionat, atë që do të luajë ditën e shtunë ndaj Teutës në Shkodër ku padyshim që është e përqendruar e gjithë vëmendja dhe do të tentohet fitorja ndaj ekipit që kryeson kampionatin.

Lexoni dhe kete

UEFA VENDOS: KAMPIONATET E FUTBOLLIT DO TË RIFILLOJNË

Pavarësisht shumë lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi, UEFA ngulmon se duhet të të përfundojnë …