IVMT RIKTHEHET NE ZONEN E KUNES NE SHENGGJIN

Fadromat u rikthyen në Shëngjin për të shembur një objekt të cilësuar të paligjshëm në zonën e Kunes. Aksioni u krye nga Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Lezhë.

Lokali me bazament betoni dhe konstrukt druri kishte ngelur pa u shembur, pasi kishte qenë në proces gjyqësor.

Prishja u kundërshtua nga pronaret ku nuk munguan as debatet, pasi ata pretendojnë se nuk kanë marrë vendim për shembjen, cka i penalizon për t’iu drejtuar gjykatës.

Siç shihet dhe nga pamjet, këtë herë policia kishte vendosur perimetër sigurie, duke pranuar në këtë mënyre gabimin e aksionit të kaluar që solli edhe shoqërimin nga ana e uniformave blu të gazetarit të Televizonit Rozafa, Elvis Hila.

Lexoni dhe kete

TESTET TE PRIVATI, MINISTRIA ZBARDH KRITERET

Është e vërtetë që Ministria e Shëndetësisë ka autorizuar spitalet private të kryejnë testet molekulare …