Wednesday , 13 June 2018

IZMIR SMAJLAJ, MEDALJE ARI NË LIHTENSHTEJN

Atleti shkodran Izmir Smajlaj vazhdon të dhurojë paraqitje të mira si dhe t’I dhurojë Shqipërisë medalje në arenën ndërkombëtare. Pasditen e së shtunës ai ka marrë pjesë në Kampionatin Europian të vendeve të vogla të zhvilluar në Lihtenshtejn. Në mes sportistëve pjesmarrës nga 18 vende të kontinentit tonë, 24 vjeçari ka arritur të zërë vendin e parë dhe të marrë medaljen e artë. Smajlaj ka kërcyer 7.90 metra duke I lënë pas 11 konkurrentët e tjerë pjesmarrës në këtë garë. Padyshim që ky është një tregues I një forme të mirë të këtij sportisti. Vetëm pak ditë më parë, në garat e kampionatit kombëtar të zhvilluara në Elbasan, ai kërceu 7.87 metra.

Natyrisht që edhe dje, Smajlaj ka tentuar të kërcejë 8.20 metra, çka do të ishte edhe një rekord I ri kombëtar, por ka bërë faull ndonëse kërcimi ka qenë fantastik.  Por, medalja e artë për 24 vjeçarin shqiptar, nuk ka qenë trofeu i vetëm që ai ka merituar në këtë kampionat. Në mbrëmje, në përfundim të këtij kampionati është zhvilluar edhe ceremonia përmbyllesë e aktivitetit dhe për Izmir Smajlajn ka shkuar edhe trofeu i sportistit më të mirë të tij. Kjo e ka lumturuar edhe më tepër atë dhe shkodrani nuk ka ngurruar të shpalosë edhe flamurin shqiptar.

Tashmë, atleti I Vllaznisë dhe I kombëtares shqiptare do të vijojë stërvitjen sepse objektivi I rradhës është që të marrë medalje edhe në Kampionatin Europian që do të zhvillohet në muajin gusht në Berlin të Gjermanisë.

Lexoni dhe kete

FRANKO BURRAJ VETËM 27 TË QINDTAT LARG REKORDIT KOMBËTAR

Prej dy muajsh atleti shkodran Franko Burraj është duke iu ofruar shumë pranë thyerjes së …