Sunday , 19 September 2021

IZMIR SMAJLAJ SHPALLET KAMPION BALLKANI

Atleti shkodran Izmir Smajlaj është shpallur kampion ballkani.

Në garat e zhvilluar mesditën e së shtunës në Stamboll të Turqisë, në displinën e tij të preferuar, atë kërcimit së gjati, Smajlaj ka kërcyer 7.91 metra.

Ai ka zënë vendin e parë në këtë kampionat ballkanik të sallave të mbyllura.

Forma sportive e atletit shkodran duket shumë e mirë dhe ai tashmë do të fokusohet tek kampionati europian që do të zhvillohet në fillim të muajit mars në Poloni, ku do të synojë të futet në zonën e medaljeve.

Lexoni dhe kete

KAMPIONATI I BOKSIT NIS ME RIVALITETIN VLLAZNIA – TIRANA

Kampionati kombëtar i boksit ka nisur me rivalitet që në ditën e tij të parë …