IZMIR SMAJLAJ STËRVITJE NË SAN MARINO PËR EUROPIANIN

Kampioni I Europës në salla të mbyllura në atletikë, Izmir Smajlaj, prej disa ditësh është duke u stërvitur në San Marino. Një gjë e tillë ka ardhur për shkak të mungesës së kushteve stërvitore, pra mungesën e sallave të mbyllura në vendin tonë. Pikërisht për këtë, teksa atleti shkodran pretendon të fitojë sërish titullin e kampionit të Europës që e ka marrë në shkurt të këtij viti në Beograd. Dhe për të synuar një objektiv të tillë kaq madhor, duhen patjetër kushte të mira stërvitje. Falë marëdhënieve të mira të presidentit të Federatës Shqiptare të Atletikës Gjergj Ruli, me ato të Federatës së San Marios, është arritur marrëveshja që kampioni ynë të stërvitet gjatë gjithë kësaj periudhe në këtë vend. Në fakt nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë, por e treta.

Dhe qendra stërvitore e San Marinos duket se ka rezultuar me fat për 23 vjeçarin shkodran. Një gjë e tillë padyshim që ka bërë jehonë edhe në mediat e këtij vendi të vogël europian, madje televizioni shtetëror I tij I ka kushtuar një kronikë speciale Izmis Smajlajt. Stërvitja në këtë vend do ta ndihmojë atë të rrisë performancën dhe kuptohet që tashmë objektivat e tij janë madhorë: fitimi sërish I titullit kampion I Europës për sallat e mbyllura. Këtë gjë do të kërkojë ta arrijë në Kampionatin që do të zhvillohet këtë vit në Berlin të Gjermanisë dhe po ashtu, do të tentojë suksesin edhe në kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Birmingam të Anglisë.

Lexoni dhe kete

MARASHI: SUKSESET E ATLETIKËS SHKODRANE DO VAZHDOJNË

Ecuria shumë e mirë e atletikës shkodranë në këto 28 vitet e fundit, e shoqëruar …