IZMIR SMAJLAJ: SYNOJ TË TJERA MEDALJE PËR SHQIPËRINË

Emisioni “Sport Arena” i kësaj të hëne në televizionin Rozafa, ka qenë i veçantë pasi të ftuar në studio kanë qenë emra të mëdhenj të sportit shqiptar si Elis Guri, Izmir Smajlaj, Elvin Beqiri apo dhe boksieri që premton shumë, Syrjan Marinaj. Ish- kampioni i botës në mundje Elis Guri tashmë ka marrë rolin e promotorit të sportit dhe ka shpjeguar qëllimin e misionit të tij të ri.

Nga ana tjetër, kampioni i saposhpallur i Ballkanit, atleti shkodran Izmir Smajlaj nga studio e televizionit Rozafa, ka premtuar të tjera rezultate të larta dhe të tjera medalje në të ardhmen.

Në këtë emision është folur edhe për futbollin dhe Elvin Beqiri është shprehur entuziast për Vllazninë ndonëse kampionati sipas tij do bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Prania e të tilla figurave në studio padyshim që është një kënaqësi e madhe por nga ana tjetër tregon për rëndësinë që ka sporti shkodran për Shqipërinë sepse figurat më të rëndësishme të saj kanë dalë pikërisht nga ky qytet.

Lexoni dhe kete

ZHVILLOHET EDICIONI I XVII-të i TURNEUT “NËNË TEREZA” NË XHUDO

Për të 17-tin vit me rradhë në Shkodër është zhvilluar turne ndërkombëtar i moshave në …