Sunday , 8 December 2019

JA KU U GJET I VRARE 34-VJEÇARI NE MIRDITE

Një 34 vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Zall Xhuxhe të Mirditës. Viktima është shtetasi Eri Zefi, i cili është gjetur nga banorët i qëlluar me plumb në një zonë të pyllëzuar vetëm 50 metra larg Rrugës së kombit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, policia ka mbërritur në zonë dhe ka bërë kqyrjen e trupit të pajetë.

Sipas verifikimeve paraprake, 34-vjeçari është qëlluar me armë zjarri ndërsa forcat e rendit kanë krehur gjithë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve edhe pse koha e vrasjes ende nuk është përcaktuar. Ai dyshohet të jetë marrë peng dhe më pas është ekzektuar pikërisht në vendin ku u gjet trupi i pajetë. Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar disa përsona mes të cilëve edhe familjar të viktimes të cilët po merren në pytje.

Sipas burimeve viktima Eri Zefi në dokumente rezulton se është banues Adriatik të Kurbinit, por jetinte prej vitesh në qytetin e Durrësit. Policia po heton pistën e vrasjes për hakmarrje, pasi 34 vjeçari është vëllai i Ndue Zefit, të akuzuar për ekzekutimin e fqinjit të tij në Durrës në shkurt të këtij viti.

Lexoni dhe kete

DIGJET MAKINA E GJYKATESIT ANDRI YMERI

Dy mjete janë djegur gjatë natës në Shkodër. Sipas të dhënave pranë policisë së Shkodrës …