Wednesday , 18 September 2019

JAHTI NE SHENGJIN DO TE QENDROJE I BLLOKUAR

Biznesmeni turk Nedim Akyuz që rezulton të jetë dhe pronari i jahtit luksoz “Atik Bey”, nëpërmjet një kërkese i ka karkuar prokurorisë dhe policisë së Lezhës marrjen e jahtit, pasi sipas tijë qëndrimi në molin e portit të Shëngjinit, do të sillte degradimin e këtij jahti luksoz. Por nga sa mësohet kërkesa e biznesmenit turk është refuzuar nga nga grupi hetimor, pasi mjeti lundrues është i bllokuar në cilësinë e provës materiale, pasi pikërisht në këtë mjet ka humbur kontaktet dhe nuk gjendet kapiteni turk Sevgin Javuz.

Një ditë më parë biznesmeni Akyuz ka qënë në Shëngjin, i shoqëruar nga drejtuesit e policisë dhe të ambasadës ku ka parë nga afer gjendjen e mjetit lundrues dhe vendin ku është ankoruar. Pasi i është refuzuar kërkesa për të marrë jahtin biznesmini turk ka kërkuar që të pakaten mjetit lundrues të largohet nga porti i Shëngjinit dhe të ankrorohet në një vend me standarte që të mos pësojë dëmtime.

Sipas burimeve për këtë ai ka marrë dakortësinë e prokurorisë dhe policisë dhe po shihet mundësia e ankorimit në ndonjë port tjeter deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë biznesmeni turk vijon të qëndrojë në Shqipëri sëbashku me familjaret e kapitenit të Jahtit fati i të cilit ende nuk dihet.

Lexoni dhe kete

HAPEN TE GJITHA SHKOLLAT E RAJONIT TE VERIUT

Në të gjitha shkollat e rajonit të veriut ka nisur këtë të hënë viti i …