JAKOJA: KRYQI ESHTE RIKONSTRUKSION

Nuk ka nevoj që të merret leje për vebdosjen e një kryqi në varrezat e ushtarëve Serb dhe Malazez të rënë gjatë luftës së rrethimit të Shkodrës në `1911 dhe 1912, shprehet kështu kreu i Shoqatës “Rozafa-Moraça” Pavlo Jako.

Vetë faqja e shoqatës në postimin e saj në 11 tetor thotë se ceremonia është një organizim shoqatas dhe këshillit kombëtar serb në Malin e Zi. Vendosja e Kryqit nuk ka ekzistuar asnjëherë në Gajtan te Shkodres dhe vendoset për herë të parë por Pavlo Jako ka një mendim tjetër.

Deklarata e Pavlo Jankos u bë pas meshës së shenjtë në Kishën e Shën Trinisë në Vrakë të Malësisë së Madhe për festën e Krishtlindjes ortodokse sipas kalenderit Juljan e cila u kremtua nga prifti i Cetinjës Predrag Sçepanoviç, ky i fundit një prej pjesëtarëve në ceremoninë e vendosjes së kryqit serbo malazez në fshatin Gajtan.

Lexoni dhe kete

PERKUJTOHET 29-VJETORI I VRASJES SE PELLUMB PËLLUMBIT

Ashtu si në vitet e fundit, edhe këtë 16 qershor është përkujtuar në qytetin e …