“JASHTE DERES” NE TEATRIN “MIGJENI”

“Jashtë derës”, një nga pjesët teatrale më të rëndësishme të periudhës gjermane të pasluftës, e cila i dha famë shkrimtarit deri atëherë të panjohur Wolfgang Borchert, do të sillet nën regjinë e Stefan Çapalikut, ne skenen e Teatrit “Migjeni”.

Beckmann, pas mbarimit të luftës, humbet nëpër rrënojat e Hamburgut dhe i klith botës protestën e tij kundër luftës dhe çdo forme tiranie. E në fakt kjo përzgjedhje e Çapalikut nuk është rastësore, pasi mesazhi i pjesës është aktual edhe sot.

E konceptuar si nje akuzë e një brezi të përjashtuar nga shoqëria e pasluftës dhe të brohoritur nga kritikët. Ajo është përkthyer në mbarë botën në 40 gjuhë dhe premiera ngjit në skenë aktorët Rafael Hoxhaj , Pjerin Vlashi, Nikolin Ferketa, Merita Smaja, Julinda Emiri dhe Jozef Shiroka.

Lexoni dhe kete

“ME SKENËN, PA SKENËN” RIKTHEN NË SHKODËR YMER BALËN

Kishte zgjedhur skenën e teatrit “Migjeni” për të promovuar librin e tij të ri “Me …