Sunday , 29 November 2020

JAVA E ARDHSHME MUND TË SJELLË KONTRATAT E PARA TEK VLLAZNIA

Java e ardhshme pritet të sjellë edhe lëvizjet e para në merkato për Vllazninë. Futbollistët me të cilët drejtuesit e saj po bisedojnë, janë të shumtë. Bëhet fjalë edhe për lojtarë të kampionatit shqiptar por edhe për të huaj. Natyrisht që futbollistët në këtë periudhë janë në pritje të ofertave të ndryshme dhe për këtë arsye, e kanë pak të vështirë të vendosin për të ardhmen e tyre megjithatë lëvizjet e para mund të realizohen tashmë për kuqeblutë. Nuk bëhen të ditur emrat e parë të atyre që do të firmosin megjithatë e rëndësishme është që skuadra të fillojë të plotësohet me lojtarët e duhur.

Kryebashkiakja Ademi në takimin që ka patur me drejtuesit e Vllaznisë dy ditë më parë, ka dhënë garancinë financiare për vazhdimin e punës dhe problemi tashmë është vetëm gjetja e lojtarëve. Drejtuesit kuqeblu presin një përgjigje tashmë përfundimtare nga ana e mesfushorit shkodran Edon Hasani. Ky futbollist ka pritur një përgjigje nga një ekip jashtë vendit që kishte shfaqur interes për të dhe kjo fundjavë ka qenë vendimtare për fatin e tij të mëtejshëm që kësisoj është I detyruar për të vendosur nëse do të largohet përfundimisht jashtë Shqipërisë apo do t’I thotë “po” ofertës së Vllaznisë.

Përveç tij është përmendur edhe emri I ish- futbollistit të Skënderbeut Hektor Idrizaj apo dhe ndonjë tjetri prandaj dhe tashmë pritet të shohim se kush do të firmosë për kuqeblutë.Ndërkohë, trajneri Cungu ka vendosur që skuadra të jetë pushim ditën e shtunë dhe të dielë. Një praktikë që po e ndjek prej dy javësh dhe në fakt kjo është normale sepse faza më intensive e përgatitjeve ende nuk ka nisur. Të hënën ekipi do t’I rikthehet stërvitjeve në fushën “Reshit Rusi” dhe gradualisht ngarkesat stërvitore do të vijnë duke u rritur.        

Lexoni dhe kete

TË PREMTEN NË “LORO BORIÇI”, SHQIPËRI – QIPRO

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll për femra do të luajë të premten në stadiumin “Loro …