Breaking News

“JAVA E TOKES”, MBROJTJA E MJEDISIT

Në kuadër të “Javës së Tokës”, Bashkia e Shkodrës ka organizuar një seri aktivitetesh sensibilizuese. Në afërsi të Urës së vjetër të Bunës, është bërë pastrimi duke larguar mbetjet urbane dhe inerte. Më pas, është bërë mbjellja e pemëve decorative dhe do të vazhdohet me gjelbërimin e plotë të kësaj hapësire, dhe vendosjen e stolave për tu shfrytëzuar nga banorët.

Po ashtu, është pastruar nga mbetjet inerte dhe urbane edhe parku në hyrje të qytetit, në bashkëpunim me shkollat. Mesazhi që është përcjellë nga aktivitetet në kuadër të “Ditës së Tokës”, është ai i mbrojtjes së mjedisit, mbajtjes pastër të hapësirave publike dhe depozitimi i mbajtjeve vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim.

Lexoni dhe kete

FESTA E EMIGRANTËVE NË DAJÇ

Për të dytin vit radhazi është organizuar festa e emigrantëve në famullinë e Dajçit të …