JAVA E TRETE E SHKOLLAVE, PERSERI RRADHE PRANE LIBRARIVE

Edhe pse kjo e Hene ka shenuar fillimin e javes se trete te shkollave, mungesa e librave vazhdon te jete nje problem shqetesues ne Qarkun e Shkodres. Ashtu si prej disa javesh, qytetaret detyrohen te presin ne rradhe te gjata dhe mes kaosit, per tu pajisur me libra per femijet e tyre.

Ata shprehen se presin prane librarive qe ne oret e para te mengjesit, nderkohe qe ka edhe prej atyre qe vijne nga Bashkia e Vau-Dejesit.

Rradhet prane librarive dhe mungesa e teksteve jane kthyer ne nje shqetesim serioz per qytetaret, qe nuk po gjen akoma nje zgjidhje dhe situata pritet te mos ndryshoje as per kete muaj. Por, problemi i rradhes eshte edhe ngaterresa qe behet ne shperndarjen e teksteve, duke detyruar qytetaret te sorollaten prane librarive, natyrisht jo per faj te tyre.

Lexoni dhe kete

“PANAIRI I ARTIZANATIT 2020” NË SHKODËR

E kthyer në traditë tashmë, në Shkodër këtë të mërkurë është organizuar “Panairi i Artizanatit …