Monday , 11 November 2019
Breaking News

JEP DORËHEQJEN DREJTORI I DREJTORISË SË TATIM-TAKSAVE SHKODËR

Pas 6 vitesh në krye të drejtorisë rajonale të tatim-taksave Shkodër, titullari i saj Hysen Hysaj jep dorëheqjen. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga vetë Hysaj. Ai tha se dorëheqja ka qenë personale dhe për këtë drejtori ka ardhur koha që të ketë energji të reja.

Ai kishte edhe një falenderim për bizneset e Qarkut Shkodër dhe mediat, për pasqyrimin që i kanë bërë punës së drejtorisë së drejtuar nga Hysaj.

Ndërkohë, Agim Shimaj është emëruar në krye të Hetimit Tatimor Shkodër. Shimaj kalon në këtë detyrë pas 5 vitesh drejtimi të Inspektoriatit shtetëror të Punës Shkodër.

Lexoni dhe kete

PROTESTA E PUNONJËSVE TË PASTRIMIT

Pas protestës së punonjësve të pastrimit në Shkodër, ka reaguar edhe firma fituese. Sipas përgjegjësit …