JEPET DENIMI PER AUTORIN E VRASJES SE KRYEPLAKUT NE MERQI

Gjykata e Lezhës ka shpallur fajtor dhe dënuar me 24-vite burg Tonin Ndojn autorin e vrasjes së kryeplakut të fshatit Mërqi Gjin Marku, ngjarje e ndodhur me 19-qershor të vitit 2019-të. I pandehuri është dënuar për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armbajtje pa leje” por duke qenë se ka kërkuar gjykim të shkurtur kërkesa që i është pranuar nga gjykata atij i është ulur 1\3 e dënimit dhe përfundimisht i duhet të vuajë 16-vite burgim.

Në konkluzionet e prokurorisë thuhet se Gjin Marku sëbashku me tre punëtore po ngarkonin jonxhe në një kamionçine në parcelen e tij. Në punë e siper rreth ores 07 e 40 minuta gjatë kohes që po ngarkonin kamionçinen kanë konstatuar një motomjet “papaç” me ngjyre të zezë i cili po afrohej, ku drejtimin e motomjetit ka qene shtetasi Tonin Ndoj i cili kishte me vete një çantë të zezë.

Pasi ka hyre në parcelë dhe ka zbritur nga motomjeti dhe ka nxjerre nga çanta një armë zjarri dhe i eshte drejtuar Gjinit me fjalet “hajde tek une”. Gjini pasi ka parë armen në tentative per tu mbrojtur ka tentuar te fshihet duke perdorur si mburoje punetoret të cilët janë larguar pasi kanë qene nën kercenimin e armes. Në tentative per tu mbrojtur nga sulmi Gjin Marku është shkëputur duke u sjellë përreth kamionçines ku fillimisht është plagosur në dorë dhe me pas është ndjekur dhe është qëlluar për vdekje.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas konflikteve banale që kishin patur autori dhe viktima.

Lexoni dhe kete

DIGJET FURGONI, PO UDHËTONTE DREJT VALBONËS

Si shkak i një shkëndije elektrike në pjesën elektrike të furgonit që po udhëtonte në …