Thursday , 26 April 2018

I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT ALEKSANDER NDOKES

I është dhënë sot lamtumira e fundit, Aleksander Ndokes, vellait të ish deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka i cili u ekzekutua me armë zjarri teksa po hynte në banesen e tijë në lagjen “Nëne Tereza” të qytetit të Lezhës. Në ceremonine mortorë kanë marrë pjese mijera njerez, mes tyre dhe aktor të politikes lokale dhe qëndrore.

I pranishem ishte dhe djali i të ndjerit, Samuel Ndoka, pasi Drejtoria e Burgjeve i kishte dhënë lejë për të marrë pjesë në varrimin e të atit. Ai është sjellë nga dy furgona policie, ndërsa ishte në vëzhgim nga efektivet gjatë gjithë ceremonisë. Gjithçka ka kaluar në heshtje, ndërsa familjaret dhe të afërmit ju kanë qëndruar larg mediave duke mos folur asnjë fjalë për vrasjen e 48-vjeçarit Aleksander Ndoka.

Nga ana tjeter policia e Lezhës sëbashku me specialist të ardhur nga Drejtoria e Policisë së Shtetit po vijojnë hetimet në lidhje me ekzekutimin mafioz të 48-vjeçarit Ndoka. Policia po heton në disa pista, duke nisur që nga funksioni i Ndokes në disa detyra shtetëtore e deri tek konfliktet e të birit. Nga veprimet në vendin ngjarjes rezulton se autoret të kenë qenë vrases profesionist, pasi kanë lënë shumë pak gjurme, ndërkohe që nuk përjashtohet mundesia që të kenë qenë vrases me pagese.

Lexoni dhe kete

AKSIDENT NE HYRJE TE QYTETIT TE SHKODRES, HUMB JETEN 60-VJEÇARI

Njoftimi i Dretjorisë së Policisë Shkodër: Më datë 24.04.2018, ora 15:05, ka ardhur një telefonatë …